Fier, rrapet 135-vjeçare problem për kalimtarët, rrezikojnë të zhduken
Rrapet shekullore në rrugën "Aulona" në Fier, po rrezikojnë ekzistencën 135-vjeçare. 27 pemët e mbejella nga Vrionasit në vitet 1880, kur u themelua qyteti i Fierit, tashmë po thahen pasi askush nuk kujdeset minimalisht për to edhe pse mbajnë statusin "Monument kulture".Banorët tregojnë se, në disa raste kanë qenë dëshmitarë të rrezikut që është shkaktuar nga këputja e degave të thata e megjithatë, ende asnje masë nuk është marrë.Banor: Gjendja aktuale e tyre është në rrezik total.Banor: Përbëjnë rrezik për shoqërinë civile. Sidomos për ne që jemi banorë të zonës . Kam qenë vetë dëshmitar kur ka rënë një degë e madhe e rrapit, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.Banor: Ka pasur raste që degët kanë zënë edhe makina dhe madhe kanë qenë edhe fëmijët në rrezik, sepse degët këputen ditë për ditë, duke u bërë rrezik për jetën.Duke u konsideruar "Monument kulture", 27 rrapet janë bërë pengesë që Bashkia e Fierit të zgjerojë rrugën, pasi nuk mund të priten. E megjithatë, pakujdesia rrezikon t'i zhdukë këto pemë, bashkë me historinë shekullore që ato mbartin.