Elbasan, studentët e historisë pastrojnë "Add Quintum"

Një grup studentësh të degës së Historisë në universitetit të Elbasanit, kanë nisur pastrimin e stacionit "Add quintum" të stacionit antik të rrugës Egnatia.Projekti që ndërmerret për herë të parë në 20 vitet e fundit, u shërben edhe si ekspeditë historianëve të ardhshëmArkeologu dhe profesori Riza Hasa shpjegon rendesine e këtij monumenti kulture, ndërsa kërkon të shihen me një vëmendje të vecantë nga shteti.Riza Hasa: Po bëhet pastrami I një objekti të rëndësishëm të trashëgimisë tonë historike.Për Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës në Elbasan, strukturë e krijuar një vit më parë, po inventarizohen objektet historike, që t'u jepet rëndësia e merituar, ndërkohë që po punohet që t'u dedikohen dhe orë të posaçme në shkolla. Edhe për shoqërinë civile, mirëmbajtja e objekteve historike, është me rëndësi për shtimin e vlerave në sytë e turistëve të huaj.Nga Elbasani deri në Peqin ka vetëm një stacion i quajtuar "Add Quintum" i shqipëruar "deri në 5 milje" që ndodhet në Bradashesh./Oranews.tv/