Promovimi i kulturave, Kumbaro: Do të prezantohen në shkallë globale

Për të promovuar përzgjedhjen e materialeve me cilësi të lartë artistike të prodhuar nga talentet lokale, në mënyrë që pastaj të mund të promovohen në shkallë globale, Ministrja e Kulturës ka zgjedhur Vlorën për përmbylljen e projektit ndërkufitar “ArTVision”.E njohur si zonë e frekuentuar turistike, resurset e Vlorës do të prezantohen dhe në Kroaci, Itali e Mal të Zi, tre vendet pjesë e projektit.Mobiliteti i veprave të artit dhe i vetë artistëve, shpërndarje dhe ekspozim maksimal i veprave të teatrit dhe materialeve audovizive në Evropë dhe në veçanti në vendet e Adriatikut prej 4 vendeve bashkëpunuese, do të jetë synimi i radhës së projektit ndërkufitar.