Hapet drita jeshile për rikonstruksionin e teatrit "Migjeni"
Ministria e Kulturës ka ndezur dritën jeshile për rikonstruksionin e teatrit “Migjeni”.Zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, ka bërë me dije se përfitues të fondit të zhvillimit të rajoneve kanë qenë 2 teatro, ai i Shkodres dhe Korçës.Por ndryshe nga bashkia Korçë e cila ka akorduar pjesën më të madhe të fondit për restaurimin e teatrit, në Shkoder kjo gjë nuk ka ndodhur dhe madje Bashkia nuk ka qenë aspak bashkëpunuese.Bashkë me teatrin, kjo Ministri i ka dhënë zgjidhje edhe degradimit të urës së vjetër të Bunës.Alarmit të ngritur në “Ora News” për degradimin e saj, ky dikaster i është përgjigjur me një fond për rikonstruksionin e saj.Gjithashtu edhe kulla e ngujimit në Theth është një tjetër financim që do të nisë brenda pak javësh.Zbatimi i projektit pritet të nisë në muajin korrik, ndërsa vitin e ardhshëm do të miratohet pjesa tjetër e fondit për rikonstruksionin e plotë të teatrit “Migjeni”.