Rikonstruksioni TKOB, hapet konkursi për firmat e interesuara
Ka qenë Ministria e Kulturës e cila në faqen e saj zyrtare ka hapur zyrtarisht konkursin, duke publikuar kështu edhe formularin e aplikimit për të gjitha firmat të cilat janë të interesuara të marrin përsipër rikonstruksionin e godinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.Për herë të fundit në këtë godinë të ndërtuar në vitin 1959, në të cilën përveç Teatrit të Operas ndodhen edhe institucione të tjera siç është Biblioteka Kombëtare, për herë të fundit është ndërhyrë rreth 25 vite më parë dhe shqetësimi për gjëndjen e saj është ngritur disa herë përgjatë qeverisjeve të ndryshme të majta apo të djathta.Rikonstruksioni i TKOB do të kërkojë përveçse një shumë të madhe parash edhe një afat kohor për shkak se punimet do të nisin që nga skena e cila mbetet zona më problematike, për të vijuar më pas dhomat e artistëve apo dhe zyrat e administratës të cilat vazhdojnë të kenë të njëjtin dekorim më atë të shumë viteve më parë të cilat datojnë që nga koha e diktaturës.Ora News kontaktoi me drejtorin e TKOB, Ilir Kerni, për mundësinë e zhvendosjes së artistëve në një tjetër godinë, i cili deklaroi se po shqyrtohen disa variante për dhënien e shfaqjeve në Tiranë apo edhe në skenat e teatrove në rrethe .Një tjetër godinë që poi nënshtrohet rikonstruksionit është dhe Teatri Kombëtar. Godina ku do të zhvendosen artistët e këtij teatrit vijon të përdoret për parkim privat të makinave.E kontaktuar nga Ora News, Ministria e Kulturës deklaroi se puna ka nisur më zhvillimin e tenderit “Shërbim Konsulence”, e cila është hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.Sipas Ministrisë ka një fitues dhe tashmë është lidhur kontrata dhe ka nisur puna për hartimin e projektit.Artistët e Teatrit Kombëtar vijojnë normalisht punën në godinën e vjetër, e cila ende nuk i është nënshtruar restaurimit.