Çel siparin Festivali i Fëmijëve në Shkodër, performohet tek pedonalja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2015, 17:42
I kthyer tashmë në një traditë, Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve ka çelur edicionin e 53-të. Në të marrin pjesë edhe përfaqësues nga trevat shqipfolëse.Në Shkodër ka çelur siparin edicioni i 53-të i Festivalit Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë. Këtë radhë Festivali është zhvendosur në pedonalen përpara Bashkisë së qytetit.Natën e parë u përformuan 12 këngë nga 24 që janë pjesë e garës, duke sjellë kështu krijimet më të mira të autorëve më me emër në vend dhe jashtë trojeve ku jetojnë shqiptarë.Organizatorët e kësaj ngjarjeje kulturore që do të vijë për 3 netë me radhë në Shkoder janë Bashkia e qytetit, Ministria e Kulturës, Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve.