Librat e verës, autorët e huaj dhe romanet rozë, më të preferuarat
Lexuesi shqiptar këtë sezon veror është përballë shumë alternativave përsa i përket librave dhe përzgjedhjes së tyre. Janë të shumtë autorët në listë, por sipas shtëpive botuese autorët e huaj dhe romanet rozë mbeten të preferuarat e lexuesve.Sezoni veror nuk duhet konceptuar vetëm si periudhë pushimi. Janë të shumta aktivitetet që mund të ndiqen përgjatë këtyre ditëve të cilat më së shumti kalohen në bregdet, përgjatë orëve të shumta nën rrezet e diellit, çdonjëri prej nesh nuk duhet të harrojë të marrë me vete një libër…Alternativat e përzgjedhjes janë të shumta. Kështu shtëpitë botuese kanë disa sygjerime për lexuesit të autorëve të huaj, por pa harruar edhe autorët shqiptarë.Megjithatë krahasuar me vitet e shkuara shtëpitë botuese vënë në dukje se tendenca e lexuesve drejt romaneve rozë nuk ka ndryshuar:“Tendenca nga librat rozë nuk besoj se ka ndryshuar. Ka shumë që nuk lexojnë romane fare gjatë verës, ka njerëz që u pëlqejnë më shumë të lexojnë libra filozofikë apo të teorive të ndryshme të konspiracionit apo libra të kësaj natyre, por ka të tjerë që u pëlqen romani ose një histori e rrëfyer bukur”Megjithatë ajo çfarë vënë në dukje drejtueset e shtëpive botuese në vend, është një rënie e numrit të lexuesve gjatë sezonit veror