Restaurohet Hamami i Krujës i periudhës osmane

Pas një pune disa mujore, është restauruar hamami i shekullit të XV i kalasë së Krujës.  Restaurimi i hamamit të vjetër ka ruajtur stilin osman, ndërsa kushtoi 84 mijë euro, dhe cilësohet monument kulture i kategorisë së parë.Pas një pune restauruese disa mujore dhe me nje investim prej 84 mijë eurosh, qytetit mesjatar te Krujes i është rikthyer hamami i kalase, momument kulture i kategorise se pare dhe nje atraksion turistik potencial.Falë financimit të qeverisë suedeze në bashkëpunim me institutin e Monumenteve te Kultures, Kruja  inauguroi hamamin  e  restauruar  të Kalasë, ndër më të vjetrit e këtij llojit në vend.Hamami i Krujës i ndërtuar gjatë shekullit XV i përket periudhës osmane dhe është  një ndër shtatë hamamet më të vjetra në Shqipëri, si i tillë pritet të kthehet në destinacion të shumëfrekuentuar turistik prej të huajve.