TKOB mbyll sezonin me Inva Mulën: Stop dhunës ndaj femrave!
Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula ka mbyllur dyert e Teatrit të Operas dhe Baletit për këtë sezon.“Pagliaçi”është opera e fundit që u interpretua në këtë godinë që shumë shpejt do ti nënshtrohet restaurimit.Një opera që përcjell një mesazh të qartë: Stop dhunës ndaj femrave! Inva Mula vjen jo vetëm si soprano, por edhe regjisore.Sjell një pjesë, e cila në origjinalen e saj është e vendosur në një fshat në jug të Italisë.Ngjarjet në produksion transferohen në një lagje të Tiranës, për të thënë se mesazhi i veprës është një dhe se nuk njeh kufinj dhe as kohë.Për herë të fundit në këtë sallë për të ndjekur nga afër operan “Pagliaçi”, të pranishëm ishin politikanë, diplomat, artistë dhe qytetarë të shumtë, të cilët pas përfundimit të shfaqes shprehën dhe vlerësimet maksimale për inva Mulën dhe të gjithë trupën e Teatrit të Operas dhe Baletit.Qershori është muaji ku Ministria e Kulturës falë vendimit të Këshillit të Ministrave do të hapë dhe konkurset për restaurimin e godinës së TOB, ndërkohë që ende nuk është bërë publike vendi se ku do të zhvendosen artistët e Operas. Brenda vjeshtës, pritet që të nisë dhe restaurimi i TOB.Opera “Pagliaçi” nuk ngjiti në skenë vetëm artistë të mëdhenj por edhe të vegjël siç ishte trupa e Cirkut të Tiranës, të cilët patën mundësi të intepretonin në krah të sopranos me famë botërore Inva Mula.