Organizohet koncerti recital i dy fëmijëve Muka në Ministrinë e Kulturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2015, 10:16
Pas koncertit "Tingujt e jetës" në muajin maj të 2013 dy pianistët e rinj Ami dhe Johan Muka rikthehen si protagonistë në koncertin recital "Hapësirë europiane"Ami Muka e cila sapo ka përfunduar klasën e pestë dhe Johan Muka klasën e 10 kanë interpretuar pjesë të kompozitorëve të njohur botërorë si: Moxart, Shopen, Diabel dhe të tjerëAmi dhe Johan Muka kanë marrë pjesë në konkurse në nivel kombëtar si : pianisti i ri dhe duete pianistike të organizuara në Tiranë dhe Vlorë ku janë nderuar me disa cmime.Koncerti recital u organizua në sallën e koncerteve në Ministrinë e Kulturës në kryqytet.