Shfaqja "Jashtë bie borë", aktorët: Mesazhi është bashkimi me Shqipërinë
Performojnë për herë të parë në teatrin shqiptar e përveç emocioneve kanë edhe shumë kritika pasi si shqiptarë të Preshëvës ndihen të harruar."JASHTË BIE BORË" është pjesa e cila mbrëmjen e së mërkurës do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar dhe vjen me një mesazh të qartë sic është bashkimi i një familjeve jo në retën reale por atë qiellore.Një pjesë e përzgjedhur nga regjizori Musa Isufi enkas për të treguar që edhe bashkimi i Shqipërisë me pjesën e Preshëvës ku jetojnë shqiptarë nuk duhet lënë pas dore dhe duhet bërë realitet shumë shpejt.Duke qënë hera e parë që vinë në Shqipëri aktorët janë të mendimit që shfaqja "JASHTË BIE BORË" mund të shërbejë si një urë lidhëse për bashkëpunime të mëtejshme më Shqipërinë.Premiera "JASHTË BIE BORË" do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së mërkurës në orën 20:00.