Kumbaro: Berati e Gjirokastra dalin nga lista e trashëgimisë botërore në rrezik

Berati dhe Gjirokastra dalin nga lista e Trashëgimisë Botërore në Rrezik e hartuar nga e UNESCO. Lajmin e dha  ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Mirela Kumbaro: "Pasi vlerësoi progresin e arritur në menaxhimin e sitit të Gjirokastrës dhe Beratit gjatë dy viteve të fundit, vendosi në mënyrë unanime që kjo pasuri NUK do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik"Për të rritur numrin e turistëve në vend ministrja Kumbaro bëri me dije se po hartohet një strategji e re për Turizmin Kulturor që po hartohet  në bashkëpunim me bashkitë e reja të krijuara pas Reformes territoriale:Mirela Kumbaro: "Jemi në fazën e hartimit të strategjisë së re të zhvillimi të Turizmit kulturor që do të plotësohet në bashkëpunim me bashkitë e reja që u krijuan pas Reformes administrative territorial". Vlerësimet për Shqipërinë komiteti i UNESCO-s i dha gjatë Sesionit të 39 të Trashëgimisë Botërore i cili zhvillohet në Bon te gjermanise  në datat 28 Qershor - 8 Korrik.