Frika pas vrasjes së Julianit, Mjekët: Pedofilët vështirë të dallohen
Në këto dy-tre ditët e fundit të gjithë kemi kthyer shikimin dhe kemi parë njerëzit që na rrethojnë me dyshimin se kush prej tyre është i dyshuari.Frika se raste si ajo e Ardian Prrenjasit do të na shfaqen në formë shokuese, na ka bërë të gjithëve dyshues dhe frikacakë. E në fakt ky dyshim është i përligjur se pedofilet janë të pakuptueshëm, mund të jenë njerëzit më të dashur e më normal në botë ,në jetën e përditëshme. Pedofilët nuk dallohen nga portreti, ai mund të jetë gjithkush që në pamje të parë duket mëse normal. Një i tillë nuk ka as limite moshe, mund te jetë i ri ose i vjetër, mund të jetë një i bardhë por edhe një me ngjyrë. Tek këta persona dyshimi se mund të jetë i tillë vijnë vetëm nga sjellja.Mjekja psikiatre Arjana Reli thotë se në burg ose në psikiatri, diagnoza apo trajtimi, pedofilia është e pamundur të shërohet plotësisisht.Koalicioni "Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve" kërkojnë ndryshimin në kodin penal në kapitullin për krime seksulale ndaj të miturve. Dënimi për marrëdhëniet seksuale me të miturit të rritet nga 7 deri në 15 vjet burg që është tani në 12 deri në 20 vjet burg për abuzuesit. Ndërsa për veprat penale ndaj të miturve të shtohet edhe burgimi i përjetshëm.Ky koalicion i përfshinë 28 organizmat që veprojnë në vend në mbrotje të të drejtave të fëmijëve, të cilët sugjerojnë të bëhen rifomulime të dënimit, ndyshime këto që prekin kodin penal.