Meta kundër idesë së Ramës: Jo taksës progresive

Kreu i Lëvzjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në vijim të takimeve të tij në qytete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë pasditen e sotme në Lëvizjen e Gruas për Integrim në qytetin e Fierit.Në fjalën e tij në këtë takim pasi përshëndeti dhe falenderoi për pjesëmarrjën e të gjitha gratë në sallë, Ilir meta u shpreh: “Kemi bërë dhjetra takime por asnjëherë kjo sallë nuk ka qënë kaq e ngrohtë dhe kaq madhështore. Lëvizja Socialiste për Integrim, është krenare për standartin e ri që ka sjellë në politikën shqiptare për përfaqësimin e grave dhe vajzave shqiptare, nëpërmjet LGi-së. Ne jemi krenarë që do të jemi e para forcë politike që ka vendosur barazinë e plotë gjinore 50% me 50%, në të gjitha forumet e saj. Kjo është largpamësi dhe shprehje vizionit tonë për një Shqipëri Europiane. Gratë janë më të rëndësishmet në komunitet, në familje dhe në shoqëri.”“LSI ka qënë dhe mbetet e vëmendëshme dhe e para në kapjen e problemeve më të mprehta sociale dhe në ofrimin e lehtësive dhe mbështetjeve në këtë drejtim. Biznesi fason është më i rëndësishmi në Shqipëri dhe për punësimin, sidomos të grave dhe vajzave. Jemi krenar që janë bërë mjaft lehtësira që kanë bërë të mundur që edhe në një periudhë krize shumë të fortë, është arritur që në këtë sector most ë paksohen vendet e punës port ë shtohen. LSI-ja është e para që ka hedhur vështrimin ndaj një biznesi të ri i cili është mjaft i rëndësishëm, sidomos për punësimin e vajzave të reja dhe që është shërbimi Call Center. Këto biznese në një kohë të shkurtër shtojnë vendet e reja të punës, prandaj LSI është shumë e angazhuar në këtë pikë.”Kreu i LSI-së ëshë shprehur gjithashtu kundra programit të Partisë Socialiste për vendosjen e taksës progresive duke u shprehur:"Deklaratat populiste jashtë realitetit social për rritjen e tatimit mbi fitimin për biznesin dhe sipërmarjen e çojnë në kolaps jo vetëm ekonominë e vendit por detyrojnë edhe investitorët e huaj që të largohen. Është e rëndësishme që politika të jetë e përgjegjëshme dhe me këmbët në tokë. LSI është e realiste dhe garantuese e vazhdimësisë së politikave ekonomike mbështetëse ndaj siprëmarrjes dhe punësimit. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihet fuqizimi ekonomik dhe social i vajzës dhe gruas shqiptare. Duke mbështetur LSI-në ju keni mbështetur rruajtjen dhe forcimin e stabilitetit aktual por edhe një perspektivë më të mirë.”