Pasaportat biometrike, edhe 10 vjet do prodhohen nga e njëjta firmë

Shqipëria siguron edhe për 10 vite të tjera prodhimin dhe shërbimin e paisjes me letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike .Minsitria e Brendshme  në  bashkëpunim me Kompaninë Morpho nënshkruan marrëveshjen e cila zgjat edhe për një periudhë 10 vjecare këtë shërbim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë.Gjatë fjalës së tij, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme për të adaptuar të gjitha standartet më të larta të identifikimit biometrik.Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm drejtues të Kompanisë Morpho, përfaqësues të fondit shqiptaro-amerikan të ndërrmarrjeve si edhe përfaqësues nga Policia e Shtetit.