Monstra e mashtroi me cigaret, 10-vjeçari vleu në dyqan dhe ra në kurth

Vogëlushi A. Cani ka rënë në kurthin e maniakut 45-vjeçar Ardian Prrenjasi në dyqanin e lagjes. Me një dyqind lekësh në dorë ai ka blerë paketën e cigareve dhe është drejtuar për në banesën ku do vuante torturën më të madhe të jetës së tij.Në lagjen e gjëmës është një qetësi mbytëse. Asnjë derë e hapur dhe as një zë që pëshpërit atë që ndodhi. Shitësja e dyqanit të vogël është e vetmja që prish këtë murë të gjallë duke rrëfyer për monstrën e njohur krejt ndryshe, para se të shfaqej si kriminel në çdo ekran e media të vendit.Në familjen Cani dyert janë më shumë se të kyçura. Vogëlushi 10-vjeçar që pas kthimit nga policia nuk e ka parë ende rrugën ku u bë viktimë e mashtrimeve të monstrës Ardian Prrenjasi. Brenda mureve janë të gjithë familjarët që po mundohen të shmangin çdo përjetim të asaj që ndodhi.Të paktën po shmangin të shohin TV dhe të kontaktojnë me njerëzit e medias që pothuajse prej 2 ditësh. Në rrugën “Bujar Kaloshi” ndihen pak lëvizje ndërsa interesi i medias është i lartë.Në hyrjen e shtëpisë ku jetonte 45-vjeçari qëndojnë 2 efektivë të policisë, në mur është vendosur shiriti "Skenë Krimi" ndërsa në oborrin ku jetonte Prrenjasi janë veshjet si gjurmë të asaj dite të fundit të lirisë së tij.