"Hajdutja e bukur" sjell kritika për teatrot kombëtare

Prezantimi i një prej veprave më të rëndësishme të autorit të madh Ruzhdi Pulaha, " Hajdutja e bukur", është shoqëruar edhe me një sërë kritikash në lidhje me mungesën e theksuar të veprave Made in Albania, në skenat e teatrove shqiptarë në përgjithësi si edhe me mungesën e dramaturgjisë shqipe .“Hajdutja e bukur”,  është një komedi dramatike. Ajo vjen nga regjizori i mirënjohur Enver Petrovci, duke sjellë natyrshëm ngjarjet dhe problematikat e ditës së sotme dhe mënyrat se si përballen nga personazhet, ku çdo gjë ndodh brënda katër mureve të shtëpisë.Dashuri, pasion, intriga xhelozi dhe një gjyshe e dëshiruar dëshpërimisht për një trashëgimtar...Në shfaqe interpretojnë aktorët Natasha Sela, Kastriot Ramollari, Doriana Caushi, Bruna Borova, Armela Demaj dhe Genti Deçka.Premiera do të shfaqet në datën 22 Mars në Teatrin e Metropolit.