ERE në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese
Ndërprerjet e energjisë elektrike në kryeqytet, kanë shkaktuar debate në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani ka deklaruar se që prej dy muajve, kur CEZ ka kaluar nën administrimin e shtetit, nuk ka pasur asnjë kufizim të energjisë elektrike. Ndërkohë që një gjë e tillë nuk është pranuar preju opozitës.Deputeti socialist Eduard Shalsi, akuzoi ERE-n se ka ka falimentuar dhe kërkoi një rikonceptim të detyrave të këtij institucioni.Ndërkohë që deputeti Artan Gaçe hodhi akuza për anullimin e projektit të energjisë me Italinë.Kreu i Entit Rregullator të Energjisë deklaroi se gjatë muajve të parë të 2013-ës dhe në vazhdim do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.