Rama në “Twitter”: Berisha në Vatikan, kryeministri nivel etik mizerabël

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në Vatikan.Në një mesazh të publikuar në profilin e tij, Rama i cilësoi si të turpshme deklaratat e kryeministrit se Papa bekoi fitoren e tij në 23 Qershor.“KM: Ati i Shenjtë bekoi fitoren time! Do ketë dëgjuar që Saliu flet me Zotin dhe ka dashur që ta ketë mirë me bashkëbiseduesin e perendisë.Por përtej shakasë: Sa qesharake aq edhe e turpshme që kryeministri shqiptar të ketë ketë nivel etik mizerabël sa të keqpërdorë edhe figurën e Papës!