Gjendet skulpturat e Hitlerit, ishin zhdukur prej dekadash
Skulpturat prej bronzi, bërë për diktatorin gjerman Adolf Hitler, të humbura për dekada me radhë, më në fund janë gjetur.Lajmi është bërë i ditur nga policia vendase, e cila tha se operacioni për gjetjen e tyre është zhvilluar në 5 qytete në Gjermani, ku janë bastisur 10 shtëpi.Autoritetet gjermane deklaruan se po hetojnë 8 persona të dyshuar për ngjarjen, të moshave nga 64 deri në 79 vjeç , të cilët akuzohen se kanë mbajtur të fshehura veprat e artit me qëllim fshehjen e tyre.Bastisjet e kordinuara erdhën pas një hetimi aftgjatë nga policia vendase. Pas Luftës së Dytë Botërore, kuajt u zhvendosën në një kazermë ushtarake në veri të Berlinit para se të zhduken në vitin 1989."Fillimisht, skulpturat u transferuan nga Berlini në Wriezen në fund të luftës. Pastaj u zhvendosën nga Ushtria e Kuqe në Eberswalde, një pronë që i përkiste ushtrisë. Rreth vitit 1989, jo vetëm kuajt, por edhe skulptura të tjera u zhdukën. Askush nuk e dinte se kush i mori apo se ku përfunduan”, thotë Neuendorf, zëdhënës i policisë së Berlinit.Kur skulpturat dolën në shitje, menjëherë policia vendase nisi një hetim deri sa abuloi se veprat e artit dedikuar Hitlerit ndodheshin në Bergzabern, një qytet i cili ndodhet në jugperëndim të Gjermanisë, në kufi me Francën.Policia e Berlinit thotë se tashmë janë muzetë dhe institucionet e tjera të vendit, të cilat duhet të vendosin se çfarë do të ndodhë me veprat e artit.Zyra e Hitlerit u dëmtua rëndë në vitin 1945, kurse eshtrat e tij u shkatërruan pas luftës me urdhër të forcave pushtuese sovjetike.