Akademiku merr nënshtetësi shqiptare: Të bëhemi edhe politikisht europianë
Mendimtarë, veprimtarë, politikanë dhe referencë intelektuale. Këto kanë qënë fjalët me të cilat kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, ka përshkruar akademikun kosovar Sabri Hamiti në ceremoninë e dhënies së nënshtetësisë shqiptare.Nishani: “Nuk duam t’ia marrim Kosovës, por t’ua japim të gjithë shqiptarëve”.Sipas Nishanit vepra e Hamitit mishëron Kosovën si shembull për liri kombëtare dhe pavarësi.Nishani: “Sabri Hamiti një bashkëudhëtar mendimesh, kauzash dhe betejash. Sëbashku me Ibrahim Rugovën dhe plot bashkëpunëtorë të tjerë u shndërrua në njërin prej udhëheqësve të rezistencës shpirtërore, kulturore dhe politike në kapërcyllin e dy shekujve për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë”.Pasi falenderoi Presidentin Nishani për dhënien e nënshtetësisë, akademiku Hamiti kërkoi më shumë punë që shqiptarët të përveçse gjeografikisht e historikisht popull europian, të shndërrohen të tillë edhe politikisht.Hamiti: “ Të punojmë aq sa mundemi që shqiptarët siç janë historikisht, gjeografikisht europianë, të jenë edhe politikisht të tillë”.Ceremonia e dhënies së nënshtetësisë së akademikut, Sabri Hamiti, u organizua në 65-vjetorin e ditës së lindjes.