Dokumentari rrëfen pasojat sociale të modës së shpejtë
Teksa yjet e ekranit të madh shfaqën shkëlqimin e tyre në kalimin tashmë të famshëm të tapetit të kuq në Kanë, Livia Firth në Festivalin e filmit shfaqi një dokumentar mbi pasojat sociale dhe mjedisore të modës së shpejtë dhe veshjeve të lira.Filmuar nga Andrew Morgan dhe bashkë prodhuar nga bashkëshortja e Colin Firth, Livia, dokumentari i titulluar "The True Cost" ose kostoja e vërtetë, pasqyron proçesin e realizimit të veshjeve të lira që nga ritmi i lartë i prodhimit deri tek ulja e çmimeve, iponuar nga markat e mëdha të modës." Unë gjithmonë them se bota nuk u zvillua nga njerëz nudo. Çështja na prek të gjithëve, sepse secili prej nesh vesh diçka, fatmirësisht. E vetmja gjë që ne po kërkojmë aktualisht, është thjesht të në jepni një orë e gjysëm nga koha juaj për të parë këtë film dhe më pas mos bëni asgjë. Sepse unë ende duhet të takoj dikë që ka parë filmin 'The True Cost' i cili do më thotë o Perëndi, si ka mundësi që kam qenë kaq i verbër gjatë gjithë jetës time, si ka mundësi që nuk kam menduar për këtë çështje deri tani, është kaq e thjeshtë”, deklaroi Livia Firth gjatë një interviste me Reuters.Dokumentari është xhiruar në shumë vende të botës, por një pjesë e madhe e tij në Bangladesh, i cili ka paguar çmimin më të lartë të modës, ku më shumë se 1100 punëtorë humbën jetën kur ndërtesa e Rana Plaza u shemb në vitin 2013.Aksidenti tragjik nxori në pah pasigurinë dhe kushtet e vështira të punës në mijëra fabrikat e veshjeve që operojnë në Bangladesh.Sipas një raporti të Human Rights Watch publikuar në prill të këtij viti, të gjithë punëtorët e sektorit të veshjeve përballen me kushte shfrytëzuese dhe të rrezikshme të punës, pavarësisht punës dhe reformave të qeverisë në këtë drejtim."Drejtësia sociale është pothuajse më e rëndësishme se drejtësia e mjedisit, sepse bëhet fjalë për qëndrueshmërine e njerëzve. Nëse kujdesemi për njerëzit, automatikisht jemi kujdesur edhe për mjedisin, planetin dhe të gjitha problemet e tjera. Në fakt ne nuk do të ishim këtu duke folur për fatkeqësi apo për ndikimet katastrofike të industrisë së modës, nëse moda e shpejtë nuk do të ekzistonte.Nëse shikoni në çfarë mënyre bëhet kjo, do të shokoheni, sepse në fakt ata skllavërojnë vende dhe njerëz të varfër, duke u imponuar atyre ritëm të lartë prodhimi me kosto të ulët. E vetmja arsye pse markat e mëdha prodhojnë në këto vende, është vetëm kostoja e ulët, asgjë tjetër”, thotë Firth.Teksa disa nga markat e njohura të modës morën pjesë në dokumentar si Stella McCartney e cila shfaqet në film, shumë kompani të tjera të mëdha refuzuan."Për kompanitë e përfshira të modës, ka disa persona që janë treguar të gatshëm të përdorin zërin e tyre për të thënë se mund të bëjmë edhe më shumë, siç është Stella McCartney.“Ka pasur edhe përplasje të mëdha me disa prej kompanive të tjera, përpos të gjithë dëshirës time për të përfshirë sa më shumë zëra nga industria e modës. Në fakt është shumë zhgënjyese”, deklaron Morgan.Përveç kushteve të punës në fabrikat e veshjeve, filmi gjithashtu shqyrton pasojat mjedisore të modës, siç është prodhimi i pambukut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimi i pesticideve në shëndetin e njerëzve.