Ishte dënuar 13 vjet burg për një vrasje në 2003, në pranga 35-vjeçari

Vrasja e një emigranti shqiptar në vitin 2003 në Greqi ka çuar në pranga edhe autorin e dytë të dyshuar për vrasjen e tij. Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Admiran Dragotin 35 vjeç, i dyshuar si autori i dytë i vrasjes së Bilal Hidës.Sipas bluve Dragoti është i dyshuar si bashkautor i vrasjes së ndodhur në 2003 në Anagosta të Greqisë, vrasje për të cilën ishte dënuar me 13 vjet burg për vrasje në bashkëpunim.Mësohet se më herët është arrestuar edhe i dyshuari Eduard Pepa, ndërsa policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim edhe një autor të tretë për vrasjen e ndodhur në vitin 2003, ku mbeti i vrarë Bilal Hida. Materialet lidhur me këtë rast i janë përcjellur Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.