Rexhep Qosja publikon 5 ditare, tregon arsyet pse i shkroi
Në vendlindjen e Rexhep Qoses, në Vucaj është prezantuar një kolanë prej 5 ditaresh, ku akademiku hedh emocionet dhe shqetësimet e ditës. Në ceremoni ishin të pranishëm dy ish-Presidentët Mejdani dhe Moisiu.Akademiku Rexhep Qosja ka zbuluar një pasion të veçantë të tij, hedhjen e mendimeve, emocioneve dhe pikëpyetjeve të ditës, në një ditar.Kolana e 5 ditarëve të tij është prezantuar në vendlindjen e tij, në Vucaj, në një ceremoni të veçantë, ku të pranishëm ishin dy ish-Presidentët shqiptarë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani.Qosja, ndau me të pranishmit arsyet pse ai mban një ditar.Prezantimi i ditarëve të akademikut u realizua nga botimet “TOENA”.Po ashtu në Plavë-Guci, Instituti i Librit dhe Promocionit çeli edhe ekspozitën e plenerit me punimet e 40 artistëve të ardhur nga vendet e Ballkanit.