Zbardhet ngjarja e Mallakastrës, vrasja e çiftit për paratë në kasafortë

Viktimat e ngjarjes së rëndë në Mallakastër janë përcjellë në banesën e fundit pasditen e djeshme. Ndërsa motivi i këtij akti të rëndë është vjedhja në banesë, ku personat ende të paidentifikuar kanë tentuar të hapin kasafortën, për të marrë nga aty paratë që cifti kishte kursyer.Policia pritet të dalë sot në një komunikim për median në lidhje me pistat e hetimit për këtë ngjarje. Vrasja dhe më pas djegia e bashëkshortëve ka ndodhur mesnatën e së enjtes në fshatin Bleishovë të Mallakastrës. Viktimat janë Enver dhe Azbie Myftari, përkatësisht 55 dhe 54 vjeç.Burime në vengjarje thonë se Azbie Myftari, nëna e 4 fëmijëve ishte e vetme në shtëpi, ndërsa burri i saj punonte si roje nate i një pusi nafte në Fier. Të dhënat e para bëjnë më dije se gruaja është therur dhe më pas trupi i saj është tërhequr për në dyqanin afër shtëpisë, në pronësi të familjes Myftari. Pa kaluar shumë kohë, në shtëpi kthehet bashkëshorti Enver Myftari 55 vjec. 55 vjecari mësohet të jetë përleshur me personat që kanë hyrë në shtëpi dhe këta të fundit, me armë gjahu kanë qëlluar mbi Enver Myftarin.Pas këtij akti të rëndë, autorët i kanë vënë flakën shtëpisë dhe dyqanit, duke shkrumbuar gjithcka. Ngjarja është mësuar nga vëllai i viktimës, i cili është kthyer nga puna në këtë orë dhe ka arritur të shquajë nga larg flakët. Ka qënë ai që ka njoftuar menjëhëre policinë dhe zjarrëfikset. Burimet e para thonë se personat kanë hyrë për të vjedhur në këtë shtëpi, sepse në të është tentuar hapja e kasafortës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.