Mbytet peshkarexha në Portin e Durrësit, u përplas nga një traget
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2013, 10:08
Një peshkarexhe është mbytur mëngjesin e sotëm në basenin e portit të Durrësit pasi u përplas me një target.Burime nga Kapitaneria e Durrësit bëjnë me dije se peshkarexha “Akuario 2”, është fundosur pas dëmtimeve që ka marrë nga përplasja por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.Mësohet se në brendësi të anijes të mbytur ndodheshin 20 tonë karburant dhe për pasojë rrezikohet një ndotje e madhe ekologjike.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe zjarrëfikëset dhe po punohet për zgjidhjen e situatës së krijuar nga mbytja e anijes.