Kakavijë, kapen 30 kg marijuanë, në pranga 24-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2013, 09:15
Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur sekuestrimin e 30 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Taulant Mustafaraj pas gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 244 FO është gjetur lënda narkotike.Sipas policisë, droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit të 24-vjeçarit e ndarë në disa pako. Mësohet se I riu e kishte blerë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta trafikonte në Athinë.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.