Pedofili pranon: Unë e vrava Julian Çelën, më pas e hodha në plehra

Zbulimi në kohë i vendndodhjes së një 10-vjeçari të zhdukur në Laprakë ka sjellë zbardhjen e një krimi monstruoz atë të vrasjes së vogëlushit Julian Çela i zhdukur më 30 nëntor 2012. Autori që po bëhej gati të vriste edhe vogëlushin tjetër ka pranuar në polici krimin.Ardian Prrenjasi, 45 vjeç pasi ka pranuar krimin fillimisht nuk ka dhënë detaje për vendin ku mund të ketë fshehur kufomën e të miturit si dhe as rrethanat e vrasjes.“E kam vrarë Julian Çelën që ditën që e rrëmbeva me 30 Nëntor, pasi sapo e futa në shtëpi filloi duke bërtitur. Nuk e njihja më parë, por e futa në shtëpi pasi i thashë të më blinte një paketë cigare. Trupin e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam hedhur në koshin e plehrave pranë shtëpisë në një kohë, kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qëndruar në këmbë në cep të rrugës dhe kam parë kur makina mori koshin ku kisha hedhur kufomën dhe e hodhi në karrocerinë e saj. Më pas kam hyrë i qetë në shtëpi” është shprehur PrrenjasiMonstra ishte dënuar në 2008 dhe pse ishte komshi me familjen e fëmijës së vrarë askush nuk e kishte hetuar deri sa u zbulua rastësisht sot.Jualin Çela, djali i Nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH Skënder Çela, rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që një nga pistat e hetimit ishte se mos zhdukja e vogëlushit kishte lidhje me punën e babait të tij. Tiranë, gjendet në Laprakë djali 10-vjeçar, ndalohet 45-vjeçariPolicia gjen pas afro 20 orësh pas largimit nga shtëpia 10-vjeçarin me iniciale A.Cani, i cili banon në Laprakë.Familjarët e të miturit në fillim kanë bërë denoncim në komisariatin e policisë Nr. 3 në Tiranë pasi fëmija i tyre nuk kishte shkuar në shtëpi prej orës 18.00.Ndërkohë që mëngjesin e sotëm familjarët e 10-vjeçarit kanë trokitur në “Ora News” ku kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të tyre, pasi nuk kishin asnjë informacion për të. Policia nga ana tjetër ka nisur kërkimet ku ka arritur të gjejë 10-vjeçarin në shtëpinë e 45-vjeçarit Ardian Përrenjasi, i cili ishte fqinj i familjes Cani në Laprakë.Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i 45-vjeçarit i cili dyshohet se ka rrëmbyer dhe më pas ka abuzuar me të miturin, ndërkohë që për të saktësuar këto dyshime 10-vjeçari do të shihet nga ekspertë si dhe nën kujdesen e një psikologu për shkak të moshës së vogël.Ndërsa babai i fëmijës, A.Cani, i cili është punonjës i burgut, për “Ora News” konfirmon gjetjen e fëmijës së tij dhe pohon se ndodhej në shtëpinë e një fqinji.“Dje nga ora 17:30 ka dalë të lozë me shokët. Dhe nga ora 19:00 dolëm ta kërkojmë në internet në lagje, bëmë denoncim dhe policia na ndihmoi dhe e gjetëm. Komshi i jonë është, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohë banon pranë nesh. Kur e mësuam nuk dinim ç’të bënim. Çdo gjë ia lëmë në dorë policisë dhe drejtësisë, djali është në shkollë në klasë të katërt”, u shpreh babai i 10-vjeçarit.