Me një pamje tmerrësisht të qetë, Ardian Prrenjasi ka treguar në mënyrë demonstrative vendin se ku e kishte hedhur trupin e pajetë të vogëlushit Julian Çela. Me pranga në duar gjatë gjithë ditës ai ka riprodhuar gjithë skenën e vrasjes dhe më pas hedhjen e kufomës në malin e landfillin e Sharrës.Nën masa të larta sigurie ai është kthyer në vendin e krimit ku ka dhënë detajet për mënyrën e vrasjes dhe më pas skemën e zhdukjes së trupit të cilin e ka çuar deri në Sharrë ku ka pritur deri sa batanija e kuqe me trupin e masakruar të 11-vjeçarit është mbuluar nga mbeturinat dhe është kthyer i qetë në shtëpi.Ndërsa familjarët e Julianit të pranishëm gjatë dëshmisë së monstrës në Sharrë, kërkuan drejtësi ndryshe do të ketë vetëgjyqësi."Kërkojmë të vendoset drejtësia për vdekjen e Julianit përndryshe do të bëjnë vetëgjyqësi" ka deklaruar kushëriri i 11-vjeçarit, Algerd Seda.Vëllai i Ardian Prrenjasit:Kërkojmë dënim maksimal, deri në vrasjen e tijNdërsa familjarët e Ardian Përrenjasit kërkojnë dënim maksimal,deri në vrasjen e 45-vjeçarit.
Në një prononcim për mediat, vëllai i vrasësit, Besnik Prrenjasi ka theksuar se ndihen të kërcënuar të ndonjë hakmarrje të mundshme nga familjarët e vogëlushit Julian Çela."Prej 8 vitesh nuk e pranonim në shtëpi. Ndihemi të kërcënuar dhe të rrezikuar jemi dakort që ta vrasin. Kemi marrë telefonatë kërcënuese, na thanë se do të na zhduknin si fis” është shprehur Besnik Prrenjasi.
Ndërkohë që policia ka nisur kërkimet e saj në landfill,por moti i keq me shi dhe tonelatat e mëdha me plehra do jenë problem serioz për grupet e kërkimit.Ndërkohë që fakte të tmerrshme vijnë nga e kaluara e 45-vjeçarit Ardjan Prrenjasi, ku rrëmbimi i fëmijve nga ai ka një vazhdimësi të paktën që prej vitit 2004. Në këtë vit ai është akuzuar nga policia e Librazhdit për rrëmbimin e dy të miturve nga një fshat i kësaj zonë.Ndërsa në 2008 ai rrembeu një tjetër fëmijë në Tiranë dhe për të dyja këto raste ai është dënuar me gjobë nga gjykatat shqiptare.Ndërkohë që mËsohet se KLD dhe prokuroria kanë nisur procedurat për një hetim të gjyqtares që liroi monstrën 45- vjeçar në vitin 2008 vetëm me një gjobë 60 mijë lekëshe.
Pedofili pranon se ka vrarë 11-vjeçarin Julian ÇelaZbulimi në kohë i vendndodhjes së një 10-vjeçari të zhdukur në Laprakë ka sjellë zbardhjen e një krimi monstruoz atë të vrasjes së vogëlushit Julian Çela i zhdukur më 30 nëntor 2012. Autori që po bëhej gati të vriste edhe vogëlushin tjetër ka pranuar në polici krimin.Ardian Prrenjasi, 45 vjeç pasi ka pranuar krimin fillimisht ka dhënë detaje se si e ka vrarw vogwlushin 11-vjeçar tw cilin mw pas e kishte hedhur nw plehra.“E kam vrarë Julian Çelën që ditën që e rrëmbeva me 30 Nëntor, pasi sapo e futa në shtëpi filloi duke bërtitur. Nuk e njihja më parë, por e futa në shtëpi pasi i thashë të më blinte një paketë cigare. Trupin e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam hedhur në koshin e plehrave pranë shtëpisë në një kohë, kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qëndruar në këmbë në cep të rrugës dhe kam parë kur makina mori koshin ku kisha hedhur kufomën dhe e hodhi në karrocerinë e saj. Më pas kam hyrë i qetë në shtëpi” është shprehur PrrenjasiMonstra ishte dënuar në 2008 dhe pse ishte komshi me familjen e fëmijës së vrarë askush nuk e kishte hetuar deri sa u zbulua rastësisht sot.Jualin Çela, djali i Nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH Skënder Çela, rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që një nga pistat e hetimit ishte se mos zhdukja e vogëlushit kishte lidhje me punën e babait të tij.
Tiranë, gjendet në Laprakë djali 10-vjeçar, ndalohet 45-vjeçariPolicia gjen pas afro 20 orësh pas largimit nga shtëpia 10-vjeçarin me iniciale A.Cani, i cili banon në Laprakë.Familjarët e të miturit në fillim kanë bërë denoncim në komisariatin e policisë Nr. 3 në Tiranë pasi fëmija i tyre nuk kishte shkuar në shtëpi prej orës 18.00 të së shtunës.Ndërkohë mëngjesin e së djelës familjarët e 10-vjeçarit kanë trokitur në “Ora News” ku kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të tyre, pasi nuk kishin asnjë informacion për të. Policia nga ana tjetër nisi kërkimet ku ka arritur të gjejë 10-vjeçarin në shtëpinë e 45-vjeçarit Ardian Përrenjasi, i cili ishte fqinj i familjes Cani në Laprakë.Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i 45-vjeçarit i cili dyshohet se ka rrëmbyer dhe më pas ka abuzuar me të miturin, ndërkohë që për të saktësuar këto dyshime 10-vjeçari është parë edhe ekspertët si dhe një psikologu dhe më pas është dërguar në shtëpi.Ndërsa babai i fëmijës, A.Cani, i cili është punonjës i burgut, për “Ora News” ka konfirmuar gjetjen e fëmijës së tij.“Dje( e shtunë) nga ora 17:30 ka dalë të lozë me shokët. Dhe nga ora 19:00 dolëm ta kërkojmë në internet në lagje, bëmë denoncim dhe policia na ndihmoi dhe e gjetëm. Komshi i jonë është, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohë banon pranë nesh. Kur e mësuam nuk dinim ç’të bënim. Çdo gjë ia lëmë në dorë policisë dhe drejtësisë, djali është në shkollë në klasë të katërt”, u shpreh babai i 10-vjeçarit.
Deklarata e policisë së TiranësNga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe konkretisht nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë, bënë të mundur parandalimin në kohë të një ngjarje të rëndë kriminale, duke vlerësuar maksimalisht kallzimin e bërë nga një shtetas banues në Laprakë, se ditën e djeshme rreth orës 18.30’ i është larguar nga banesa djali i tij 10 vjecar.Menjëherë u përpunuan informacionet e nevojshme duke bashkëpunuar me Sektorin e Analizës dhe Infomacionit kriminal të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ku u arrit të siguroheshin informacionet e para për shtetasit me tendenca kriminale për abuzim me të mitur.Nga këto informacione rezultoi se shtetasi Adrian Prrenjasi, 45 vjec, me banim në Laprakë, kishte dhe më parë të dhëna për abuzim seksual me të mitur.Në vlerësim të këtyre informacioneve menjëherë u ndërhy në banesën e tij, ku është gjetur i fshehur në ambjent të mbyllur të banesës fëmija si dhe shtetasi Adrian Prrenjasi, i cili ka bërë përpjekje për t’ju fshehur kontrollit të policisë.Gjatë kontrollit dhe kqyrjes së bërë banesës së shtetasit Adrian Prrenjasi u fiksua një litar i varur e lidhur në formë laku, si dhe një thikë të cilat janë përdorur nga autori për të ushtruar dhunë fizike psikologjike ndaj fëmijës.Menjëherë u krijua grupi hetimor për drejtimin e kësaj ngjatrje i përbërë nga specialistë të strukturave të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Tiranë si dhe Specialistë të Sekionit të Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë.Gjatë një pune intensive në një kohë rekord, policia grumbulloi pravë të mjaftueshme dhe të pakontestueshme , shtetasi Ardian Prenjasi është autor i dyshuar i vrasjes dhe më pas zhdukjes së trupit të të miturirt J. Cela, 11 vjec, i dekruar i humbur më datë 30 nëntor 2012.Vazhdon puna për dokumentin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, si dhe për gjetjen e trupit të të miturit J.Cela.