Blanc, i lirë të marrë drejtimin e Interit, nëse kështu vendos Moratti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2013, 17:33
Laurent Blanc është duke pritur telefonatë nga presidenti i Interit, Massimo Moratti.Trajnerit aktual të Interit, Andrea Stramaccioni, mund t'i tregohet dera nëse ata humbin sonte në Europa League ndaj Tottenhamit dhe të Dielën ndaj Sampdorias.“Tutomercattoweb” shkruan se Blanc është i lirë dhe i gatshëm ta marrë nën drejtim Interin, nëse kështu vendos Moratti.Ish-trajneri i Francës tashmë ka diskutuar një marrëveshje të mundshme dyvjeçare me Romën.