Durrës, vdes 19-vjeçarja, dyshohet të jetë vetëvrarë

Pas ngjarjes së ndodhur në Mallakastër, opinion publik tronditet sërisht. Mëngjesin e së shtunës, një tjetër ngjarje e rëndë shënohet në Durrës. Një vajzë 19-vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi është hedhur nga kati i katërt i një pallati.Arsyet ende nuk dihet, por mësohet se vajza jetonte me prindërit në një shtëpi private. Sipas burimeve vajza mëngjesin e sotëm ka dalë nga shtëpia dhe ka kapërcyer rrugën dhe është ngjitur në pallatin shumëkatësh përballë shtëpisë së saj. Duke u ngjitur në pallat, vajza ka ndaluar në shesh pushimin e katit të katërt dhe nga ky vend është hedhur.19 vjecarja është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas burimeve në vendgjarje vjaza ka ndërruar jetë duke u transportuar për në spital. Të vetmën gjë që kanë thënë prindërit e shokuar, është se mes tyre dhe vajzës nuk ka pasur asnjë debat apo konflik që ta conte 19 vjecaren drejt një akti të tillë.Po në Durrës një ditë më parë një person është plagosur me thikë pas një sherri të nisur mes të rinjve. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli, në vendin e quajtur Ura e Dajlanit. sipas policisë i plagosur ka mbetur nipi i pronarit të hotelit dhe një klient tjetër, të cilët ishin përshirë në këtë debat për të qetësuar të rinjtë.