Kryeparlamentarja i dorëzon aktet e pavarësisë 4 komuniteteve fetare

Në një ceremoni të veçantë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, katër komunitetet fetare në vend u nderuan për kontributin dhe rolin e tyre përcaktues në themelimin e shtetit shqiptar.Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryetarja e Kuvendit u dorëzoi krerëve të Komunitetit Mysliman shqiptar, Kishës Autoqefale Shqiptare, Kishës Katolike dhe komunitetit Bektashi aktet e themelimit të shtetit nga viti 1912 deri në vitin 1922.Në fjalën e saj kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri,një virtyt që sipas saj duhet të na bëjë të ndihemi krenarë.“Sot nderojmë të gjithë komunitetet fetare, nderojmë të gjithë ata që luftuan për lirinë e vendit, nderojmë firmëtarët e aktit të pavarësisë, nderojmë ata që luftuan për mësimin e gjuhës shqipe, nderojmë ata që kontribuan për mësimin e gjuhes shqipe, nderojmë të gjithë ata që kontribuan në aktin e pavarësisë”- deklaroi TopalliSiparin e vlerësimit të atyre që kanë kontribuar në krijimin e shtetit shqiptar Kryeparlamentarja e nisi me dorëzimin e akteve të themelimit të shtetit shqiptar per kryetarët e bashkive të Vlorës, Shkupit, Prizrenit dhe Ulqinit.