Meta në Korçë: LSI alternativa e zhvillimit dhe prosperitetit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Inegrim, Ilir Meta, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Korçës.Në fjalën e tij kreu i LSI-së është shprehur: “Lëvizja Socialiste për Integrim, është sot një alternativë shumë e mbështetur në qarkun e Korçës. LSI e ka treguar që është alternativa e zhvillimit dhe prosperitetit. Ne kemi vendosur në konventën e fundit të LSI-së, pjesëmarrjen e barabartë gjinore në të gjitha forumet dhe nivelet tona. Ky aktivitet është në vijim të gjallërimit dhe zhvillimit të LSI-së në të gjjithë vendin, është vazhdim i atij impakti të mrekullueshëm që solli i Konventa zgjedhore e LSI-së, është produkt i një investimi të gjatë që është bërë.Ne jemi këtu për tu ndeshur dhe me probleme dhe me sfida. Korça është e prekur më tepër se çdo rajon tjetër në vendin tonë edhe nga impakti i krizës greke. Në të gjithë Shqipërinë biznesi fason ka pësuar rritje kurse në Korçë ka ndodhur e kundërta, ai ka marrë goditje nga ndikimi i krizës në Greqi. Ky realitet kërkon një vëmendje për të ulur papunësinë dhe për të rritur punësimin. Një sfidë tjetër mbetet rintegrimi I emigrantëve që janë viktimat më të mëdha të krizës greke. Ne duhet të përqëndrojmë të gjitha energjitë tona në këto probleme të mëdha dhe konkrete, për çdo familje shqiptare. Por një konflikt absurd politik po vazhdon, një konflikt që shterron energjitë tona pozitive, një konflikt me pasoja serioze për integrimin europian të vendit. Prandaj unë apeloj në emër të gjithë shqiptarëve që proçesi i integrimit të mos bllokohet dhe ngadalësohet nga llogaritë meskine elektorale të 23 Qershorit. Ti përqëndrojmë energjitë tona në zhbllokimin e këtij proçesi, në miratimin e tre ligjeve dhe në arritjet e të gjitha standarteve që kërkon marrja e stausit, sepse kjo jo vetëm do të ndihmojë Shqipërinë për të qënë më e respektuar në komunitetin e vendeve të zhvilluara por do të ndihmojë edhe shqiptarët që të jetojnë më mire, që të ndihen më të sigurt”, është shprehur Meta.