Vrasja në Durrës, shoqërohen 30 persona

30 persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen e shtetasit Nik Zef Ndoi në lagjen Spitallë në Durrës.Ndonëse burime policore janë treguar tepër të rezervuara në lidhje me hetimet që po zhvillohen në lidhje me këtë ngjarje,bëhet e ditur se pista kryesore mbetet ajo e një hakmarrje të mundshme apo larje hesapesh.Kjo pasi viktima e këtij krimi ka qenë me probleme me drejtësinë që në Itali ku ka qenë i dënuar për krim kundër personit, ndërsa në Shqipëri është marrë vetëm në pyetjeViktima u qëllua në automjetin e tij të tipit BMW ngjyrë jeshile me targa angleze X 23 4 X PJ. Dyshohet se personat që e ekzekutuan i kishin zënë pritë rreth 200 metra larg shtëpisë në kohën kur po kthehej në banesë.Autorët e krimit duke përfituar nga errësira dhe lëvizjet e pakta në një zonë pranë varrezave  dhe janë larguar në drejtim të paditur.Dyshohet se për tu larguar me shpejtësi nga vendngjarja autorët e krimit kanë përdorur një mjet motorrik.Ndërkohë në vitin 2003 viktima u vu në pranga nën akuzën e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës pasi u akuzua për dhënie ndihme Agim Pepës, njeriut që vrau me armë zjarri komisarin Gani Malushi dhe që u denua me burgim të përjetshëm.