Gjykata e krimeve të Rënda: Dritan Dajti do gjykohet pa avokat
I pandehuri Dritan Dajti do të vazhdojë seancën e proçesit të gjykimit pa një mbrojtës.Seanca e parë kundrejt Dajtit u zhvillua ditën e Hënë, e cila më pas u shty në mungesë të dëshmitarëve. Ky ka qënë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi mosparaqitja e rradhës e avokatit të të pandehurit Dajti, ka rezauruar të gjitha mundësitë e dhëna.Trupi gjykues e konsideroi abuziv, sjelljen e të akuzurarit për shkak të mospranimit të gjykimit duke pasur si mbrojtës një avokat të vendosur nga gjykata. Në fillim të seancës së 206 të tij, i pandehuri ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe pa praninë e mbrotësit. Gjithashtu ai ka akuzuar Gjykatën, për mosbarazin e pagesës që u ofrohet avokatëve për mbrojtejn e tij dhe shumës ndaj prokurorit. Ndërkohë prokuroria u përgjigj duke kërkuar zëvendësimin me dy mbrojtës të tjerë.Trupi gjykues më pas ka vendosur që seanca e rradhës, më 12 Mars 2013, do të zhvillohet pa praninë e një avokati mbrojtës për të pandehurin Dajti. Gjithashtu pritet që të jenë prezent dëshmitarët e të dyja palëve.