Kapshticë, kapen 30 kg drogë, arrestohet drejtuesi i kamionit
Policia kufitare në bashkëpunim me seksionin kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë së Korçës ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit një sasi prej 30 kg, drogë kanabis sativa.Droga është kapur në doganën e Kapshticës,ndërkohë që është vënë në pranga poseduesi i saj,58 vjeçari Afrim Mullara.Droga ishte fshehur në shasinë e kamionit me targa TR 5327 L dhe kishte destinacion shtetin grek.Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua gjatë një kontrolli rutinë të policisë kufitare në bashkëpunim me seksionin e antidrogës në drejtorinë e policisë,Korçë.Pas sekuestrimit sasia e lëndës narkotike është sjellë në ambjentet e policisë, ndërsa mjeti është bllokuar në Kapshticë. Ndërkaq policia po vijon me hetimet për identifikimin e personave të tjerë në trafikun e drogës.