Juventus bën detyrën, mund përsëri Celtic me rezultatin 2-0
Juventusi ka bërë detyrën ndaj skuadrës së Seltik duke u kualifikuar me lehtësi për në çerekfinalet e Champions Ligë. Pas fitores 3-0 në Skoci "Zonja e Vjeter" nuk ka toleruar aspak as në ndeshjen e kthimit pasi ka fituar me një tjetër rezultat të paster 2-0 në "Juventus Stedium". Skuadra e Kontes edhe pse me shumë ndryshime në formacion ka arritur të dominojë edhe në takimin e kthimit duke treguar edhe një herë supëriritetin ndaj Skocezve.Italianët arritën të shënojnë që në rastin e parë të krijuar me anë të sulmuesit Matri. Ky I fundit përfiton në nga një pasiguri e portierit Forster dhe shënon golin e avantazhit për skuadren e tij në minuten e 24. Miqt mundohen të reagojnë por Bufon me reflekset e tij prej kampioni mbetet I pakaluashem duke ndërhyrë saktë ndaj çdo tentative të skocezve për të gjetur të pakten golin e nderit. Pjesa e parë mbyllet me fitoren minimale te bardh e zinjve që me një rezultat të thëllë tashmë 4-0 administrojnë qetësisht lojen. Në pjesën e dytë të besuarit e Kontes arriën të shënojnë një tjetër golë spektakolar përsa I përket kombinimeve. Pirlos jep një assist përfekt për Vidal nga gjysemfusha ndërsa ky I fundit pason për Kualjarelen që nuk e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës me portën e boshatisur në minuten e 68-të. Ky gol praktikisht mbyll sfidën, pasi dy skuadrat thjesht shtynë minutat e mbetura të kësaj ndeshje ku kualifikimi i Juventusit nuk u vu asnjëherë në dyshim. Bardhë e zinjtë vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive në kupat e Europiane duke mos njhur humbje në 18 përballje radhazi shumë pranë thyerjes së rekordit të mbajtur nga Ajaksi amsterdamit. Me rezultatin e thellë 5-0 në dy takime Torinezët sigurojnë çerekfinalet ndërsa presin tashmë daten 15 marsë për të njohur kundërshtarin e radhes I cili normalishtë do të jetë një skuadër më e fortë se Selltik.