Rama me fermerët në Maminas: Të gjithë ankohen për taksat e larta
Nga fshatrat më të thellë në Shqipëri, deri në zonat shumë pranë qytetit fermerët ngrenë shqetësimin e të njëjtave probleme, mungesa e kanaleve ujitëse e taksat e papërballueshme në bujqësi dhe nafta e shtrenjtë.Shqetësimet i janë parashtruar kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili në vijim të prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare takoi fermerë dhe blegtorë në Maminas të rrethit të Durrësit.Banorët e zonës i kanë thënë Ramës se prej 20 vitesh ata nuk kanë ujë, as për të pirë e jo më për të ujitur. Kjo mungesë themelore e bën edhe më të vështirë mbijetesën e tyre dhe aktivitetit bujqësor.Pak më tej një fermer i ri në moshë i tha Kryesocialistit se ka mbjellë speca në tokën e tij. Ai i tregoi se i duhet të shesë 10 kg speca për të blerë 1 litër naftë, çka e bën koston e prodhimit të tij tejet të lartë dhe fitimin është shumë i ulët.Kreu i PS-së Rama në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerët e zonës i tha se zgjidhja e problemit të ujitjes, ulja e kostos së prodhimit, duke ulur taksën e imputeve e duke hequr akcizën e naftës, si dhe krijimi i mundësive për daljen e prodhimeve në treg, do të bëjnë që bujqësia dhe fermeri shqiptar të fitojnë rilindjen e tyre ekonomike.