Dortmund me hap kampioni, eliminon Shaktar Donetsk

Borusia Dortmund ka ruajtur çdo parashikim duke fituar bindshëm me rezultatin 3-0 ndeshjen e kthimit ndaj Shakhtar Donetsk, për të kaluar lehtësisht në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Ekipi gjerman nuk ka vënë në diskutim asnjëherë kalimin e turit, pasi kishte siguruar një barazim 2-2 me shumë vlera që në ndeshjen e parë në Ukrainë.Përballë 80 mijë tifozëve në "Iduna Park", Borusias iu deshën pak më shumë se 30 minuta për të gjetur golin e avantazhit, me anë të Felipe Santana, i cili me kokë nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Ndërsa goli i dytë vjenë pasi një kombinimi mes Levandovskit dhe Gëtze ky i fundit shfrytëzon talentin e tij pasi me një prekje të lëhtë  dyfishon shifrat.Armata e Klop vazhdon dominimin dhe e ka shumë të thjeshtë të kontrollojë çdo tentativë të dobët të ekipit ukrainas për të kthyer ndeshjen. Në fillimin e pjeses së dytë vjen edhe goli i tretë që mbyll kualifikimin, me autore polakun Blaszikovskin që përfiton nga një gafë e portierit Piatov për të shënuar qetësisht golin e tretë dhe të fundit të kësaj përballje ku shaktat dorzohet thjeshta përballë gjermanve që këtë vitë po bëjn një përformancë të shkëlqyer në Chempions Ligë.Tani Dortmund shkon në çerekfinale me petkun një pretendenteje, pasi ka vërtetuar se pikët e lëna kohët e fundit në kampionat kanë shërbyer për t'u përqendruar më shumë në Ligën e Kampioneve, një aktivitet ku dëshirojnë të vazhdojnë të dhurojnë surpriza të këndshme.