Gratë në Ballkan dhe politika

Në Europën Juglindore është në vijim një revolucion i veçantë, pasi gjithnjë e më shumë femrat marrin poste të rrëndësishme shtetërore.Megjithëse në historinë e Ballkanit shumë gra kanë lënë gjurmët e tyre me ndikim, duket se kur më parë nuk kanë qënë kaq shumë në të njëjtën kohë, në disa nga postet udhëheqëse të çdo vendi ballkanik.Konkretisht, për çështjet qëndrore të qeverisë apo çështjet sociale vendosin gratë në Kroaci, Slloveni, Kosovë dhe Serbi.Sipas deklaratave të këtyre femrave dhe vetë ato kanë kuptuar kohët e fundit se ka pasur ndryshime të mëdha në rajon.Serbia dhe Mali i Zi të dominuar nga meshkujt, kanë miratuar ligje për të rritur numrin e grave në postet drejtuese, pjesë e një përpjekjeje për të bindur BE-në se ata i përkasin bllokut."Fuqia e gruas në politikë është, sipas mendimit tim, dallues. Ndryshimi që po ndodh në Kosovë dhe në vendet e rajonit është pozitiv", tha Presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga." Është shumë e mirë kjo që po ndodh në rajon dhe unë jam krenar për të gjithë zonjat ", tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Vesna Pusic.E ndërsa e sapoardhura e fundit në politikë është ekspertja financiare karizmatike, 43 vjeçarja Alenka Bratusek e cila u bë kryeministrja e parë femër e Sllovenisë."Këto janë ditë shumë të rëndësishme për vendin, "Unë premtoj dialog, bashkëpunim dhe respekt ndaj qytetarëve tanë," tha Bratusek.Në javën e kaluar në mini-shtetin serb në Bosnjë një politikane tjetër pak e njohur, Zheljka Cvijanovic, u propozua si shefe e re e qeverisë, pasi kabineti i mëparshëm dha dorëheqje.Sociologët besojnë se prania në rritje e grave në pozicione të larta të politikës pasqyron ndryshim total në rajon.Situata në Europën Juglindore është shumë e ndryshme nga ajo që ishte 20 vjet më parë. Disa argumentojnë se gratë do të ndihmojnë popujt në Ballkan për të lënë pas të kaluarën e luftrave dhe të drejtohen më  shpejt drejt Bashkimit Europian.