Hoxhaj: Përfundimi i dialogut, traktat paqeje dhe anëtarësim në OKB
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, duke përfshirë edhe OKB-në do të jetë temë mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë në muajt e ardhshëm.“Nuk mund të ketë normalizim të plotë mes të Kosovës dhe Serbisë nëse Beogradi, në çfarëdo mënyre e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale dhe në OKB”, ka shtuar Hoxhaj.Sipas tij, vetëm një normalizim i raporteve Kosovë-Serbi krijon një predispozitë të qëndrueshme për integrimin evropiane të Ballkanit Perëndimor.“Parë nga kjo perspektivë, dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me një traktat paqeje dhe me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka theksuar Hoxhaj.Duke folur për strukturat paralele në tri komunat e veriut të Kosovës, kryediplomati kosovarë ka thënë se është e qartë se Serbia ka shpenzuar kot miliarda euro në Kosovë në mbajtjen e një iluzioni politik serb në Beograd.“Sa të ndërhyjë Serbia në veri të Kosovës, mund të ketë gjithçka, pos normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka paralajmëruar ai.