Bateria prej alumini, aplikimet e shumta në përditshmëri
Bateritë prej litiumi kanë qenë një lehtësi për botën moderne, pasi kanë zëvendesuar llojet prej alkaline, një perdorimshe dhe më të rënda, në cdo aspekt, duke filluar nga bateritë e orës së dorës e deri tek pajisjet më të mëdha.Fatkeqësisht, këto bateri të rikarikueshme janë aktualisht duke u perpjekur të përballojnë nevojat në rritje për energji në përditshmërinë tonë, vecanërisht për telefonat mobile dhe ato janë gjithashtu shumë larg të qënit miqësore ndaj ambientit.Tani, kërkuesit në Universitetin e Stanford, në Kaliforni kanë zbuluar atë që ata pretendojnë se është bateria e parë me performancë të lartë e përbërë nga alumini, madje e rikarikueshme në më pak se një minutë.Akoma edhe më shumë, është me e durueshme se rivalet e saj dhe mund të durojë deri në 7500 cikle karikimi pa humbje të kapacitetit, krahasuar me 1000 bateri prej litiumi.Karakteristika e saj tjetër tejet e vecantë është fakti se është e përkulshme. ‘Ështëe e mundur të kesh një celular të përkulshëm. Me një ekran të përkulshëm ju keni gjithashtu batëri të përkulshme në pjesën e pasme dhe është me të vërtetë dicka shumë e bukur’, thotë studenit në diplomim në Universitetin e Stanford, Ming Gong.Bateritë e reja janë të përbëra nga alumini dhe graffiti, materiale të cilat janë shumë të lira. Alumini, ka një kohë të gjatë tashmë që është një material tërheqës për bateritë, kryesisht për shkak të kostos së ulët, peshës së lehtë, ndezshmërisë të ulët dhe kapacitetit për karikim më të lartë. Për dekada, kërkuesit janë përpjekur më kot, të zhvillojnë një bateri alumini, me mundësi suksesi në treg.‘Ato kanë një kapacitet të arsyeshem dhe një cikël jete shumë të gjatë. Nuk ka aspak kalbezim pas qindra cikleve. Është me të vërtetë emocionuese. Unë mendoj se mund të përmiresohet më tej dhe ky është një fillim shumë i mbarë. Ne mendojmë se ajo ka një të ardhme të shkelqyer’, thotë Ming Gong.Ana negative është se bateria prej alumini aktualisht dorëzon vetëm gjysmën e voltazhit të një baterie litiumi si ato që përdoren në smartfone dhe laptop. Por skuadra thotë se ata janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje./oranews.tv/