Një lundrim në ujë me Quadrofoil

Quadrofoil është një mjet ujor personal që lejon të përjetoni kënaqësi pa patur nevojën e emisioneve të ndryshme nga karburantet dhe e gjitha kjo për të apasionuarit pas lundrimit thonë krijuesit e saj. Mjeti i dizenjuar në Slloveni ngrihet mbi ujë përmes 4 fletëve të ngjashme me krahë të cilat e lejojnë të flturuojë mbi sipërfaqe me rezistencë tejet minimale uji. Ky mjet mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 40 kilometra në orë dhe mund të udhëtojë gjithashtu deri në 100 kilometra, me një karikim baterie.Pasi arrin një shpejtësi prej 10 kilometrash në orë, mjeti ujor ngrihet mbi sipërfaqen e ujit dhe pluskon mbi fletët e saj. Kjo në fakt lejon që ky mjet transporti të jetë shumë i rehatshëm dhe pa vibrime, me valë deti deri në gjysëm metri. Kjo pajisje është në fakt edhe miqësore ndaj ambjentit, sepse nuk krijon zhurma dhe prodhon zero emisione, kështu që nuk ndot ambjentin pasi nuk lëshon ndonjë përmbajtje vaji motorrik në ujë, thotë Drejtuesi i Quadrofoil, Marjan Rozman.Një mjet ujor me 2 sedilje të përbëra nga material lëkure e imituar, një levë drejtimi e cila lejon edhe rritjen e shpejtësisë sikurse edhe kontrolli i frenave, bën që e gjitha të jetë shumë e lehtë për tu operuar, thonë krijuesit e saj. Gjithashtu kjo lehtësi mundësohet falë edhe ekranit me prekje mbi levën e drejtimit e cila i tregon përdoruesve se sa shumë karikim baterie ka ngelur mbi mjet, kohën sikurse edhe shpejtësinë me të cilën po lundron mjeti.Falë sistemit të drejtimit tashmë të patentuar, mjeti ujor ofron një eksperiencë unike. Është e ngjashme me drejtimin e një makine lodër por gjithashtu mund të krahasohet me fluturimin e një mjeti ajror, thotë Rozman.Planet janë në rruge e sipër për të zhvilluar versione të ndryshme të mjetit, duke përfshirë këtu edhe një mjet të tillë të ngjashëm me vetëm një sedilje, për gara të ndryshme dhe një model të fokusuar në transport, i aftë gjithashtu për të transportuar disa njerëz njëkohësisht.Por, pavarësisht këtyre planeve, është pikërisht modeli aktual që ka marrë vëmendjen kryesore të prodhuesve të tij, duke shpresuar në këtë mënyrë që ta kthejnë në një bestseller. Cmimet varjojnë nga 15 000 euro për një model bazik, deri në 22 500 euro./oranews.tv/