Photomath, aplikacioni për zgjidhjen e ekuacioneve
Teksa të ndihmojnë fëmijët e tyre të zgjidhin probleme bazike matematikore, është e mundshme për shumicën e prindërve për pak kohë, mund të bëhet disi e veshtirë teksa ushtrimet shndërrohen në më të komplikuara.Kjo është arsyeja se pse nje sipërmarrës kroat vendosi të krijojë një aplikacion duke përdorur softëare që njeh figurat, që lejon smartfonet të zgjidhin ekuacionet matematikore në sekonda.E gjitha çfarë përdoruesit duhet të bëjnë është të drejtojnë kamerën e telefonit të tyre drejt ekuacionit dhe PhotoMath kujdeset për pjesën tjetër. Por, shpikësi i tij paralajmëron, se aplikacioni nuk është bërë që të përdoret si një mjet për të bërë me hile.‘Nxënësit mund të kontrollojnë rezultatet e tyre në librat e tyre. Ata mund të llogarisin shpejt dhe të marrin rezultatet shpejtë dhe të shohin nëse ata e kanë bërë ushtrimin ashtu sic duhet. Por ata gjithashtu mund të marrin të gjitha hapat për të zgjidhur problemet matematikore. Kështu që nuk është thjesht një çështje e marrjes së rezultatit, por e të gjithë procesit se si arrin tek zgjidhja, thotë Damir Sabol.Krijuesi i tij thotë se aplikacioni, i cili është lancuar në tetorin e kaluar, është shkarkuar 11 milion herë. Por ke sigurisht vend për përmirësim, veçanërisht kur vjen puna tek ekuacionet e gjatë dhe të komplikuara. Kjo është arsyeja se pse ai po punon mbi një version të përditësuar.Ne jemi gati për të lëshuar në një version të ri të aplikacionit. Së pari ne do të lançojmë versionin për android, i cili shënjestron një treg shumë më të madh dhe ne presim që ky të jetë elementi i rradhes i rritjes. Por ka akoma: versioni i ri do të suportojë probleme shumë më komplekse matematikore, thotë ai.Teksa aplikacioni është e sigurt se do të ecë mirë me fëmijët e gjimnazeve të pajisur me një telefon të lirë android, çështja është nëse ata në fakt do të mësojnë ndonjë gjë nga ky aplikacion përmes kontrollit të hapave të nevojshëm që duhen ndërmarre për të arritur në rezultatin e duhur./oranews.tv/