Internet banking, rreziku i transaksioneve online

Sikurse djathi zvicerian është plot me vrima, ashtu është edhe mënyra se si llogaritë bankare online janë të mbrojtura.Sipas kompanisë së zhvilluesve të sigurisë në internet Kaspersky, numri i kërcënimeve kompjuterike ka arritur nivele rekord në vitin 2014. Një në tre kompjutera ose pajisje mobile ishin subjekte ndaj të paktën një sulm në internet përgjatë vitit.Shënjestra të vecanta ishin kompani ose individe që përdornin internet banking.Në janar, një firm zviceriane humbi një vlerë prej afro 1 milion eurosh në një transaksion financiar online i cili u hackua.Viktima, një llogaritar në kompani, ishte i pavetëdijshëm ndaj asaj që po ndodhte.E gjitha filloi kur ai hapi një email që përmbante një dokument i cili ishte i infektuar me një virus. Sapo hackerat kishin marrë kontrollin e kompjuterit të tij, e gjitha cfarë ata duhej të bënin ishte të prisnin sa ai të lidhej online me bankën e tij.Kur ai u përpoq të lidhej online me bankën e tij, ai aktivizoi kalin e trojës. Një mesazh u shfaq duke i kërkuar atij të priste. Për 20 ose 30 minuta, ai nuk ishte i aftë të përdorte kompjuterin e tij. Gjatë kësaj kohe, piratët morën kontrollin e kompjuterit dhe ndërmorën shumë transferta monetare në llogari të huaja bankare, thotë Frederic Marchon, zëdhënës i Policisë së Fribourgut.Shumë viruse që lejojnë këtë lloj aktiviteti të paligjshëm janë të vlefshme në internet. Versionet më të përditësuara janë të vlefshme për pak më shumë se 1000 euro në netin e errët.Hacker merr një njoftim sapo dikush lidhet me bankën e tyre online duke përdorur një kompjuter të infektuar.Unë mund të monitoroj të gjithë kompjuterët të cilet unë i kam hackuar me sukses dhe mund të shoh ekzaktësisht, mes tyre, se sa shumë janë aktualisht duke përdorur llogarinë bankare online dhe janë pra, vulnerabel. Kështu që këtu, këta janë dy të cilët aktualisht janë të lidhur, thotë eksperti I IT, Cedric Enzler.E përballur me një numër në rritje të sulmeve kompjuterike mbi kompanitë, Zvicra ka ngritur një qendër emergjence për të gjurmuar sulmet dhe për t’i analizuar ato. Por natyra e kësaj qendre do të thotë se ata nuk mund të furnizojnë me emra apo me foto.Është me të vertetë një problem i madh. Ju duhet të kuptoni se cdokush që dëshiron të bëjë keq dhe dëshiron të fitojë para në këtë mënyrë do të orientohet drejt veprimeve bankare online, thotë eksperti i sigurisë IT Max Klaus.Për këtë profesor në Universitetin e Bernes për shkencat e aplikuara, ka edhe një problem tjetër me këtë lloj sulmi kompjuterik. Shumica e mjeteve që ne përdorim për veprimet bankare online si llogaritëse apo aplikacione smartfonësh të dizenjuara për të lexuar kriptograme që janë të dobëta ndaj hackimit.Nga një këndvështrim elektronik, veprimet bankare përmes internetit janë të sigurta. Ne përdorim kanale të sigurta duke përdorur inkriptime SSL. Problemi vjen nga kompjuteri i klientit, përdorimi i tij nuk garanton me një lidhje të sigurtë. Qoftë një kompjuter ose smartfon, hakerat mund të marrin kontrollin dhe siguria cënohet, thotë Professor Reto Koenig.Bankat zviceriane i paralajmërojnë klientët e tyre mbi problemet e sigurisë të lidhura me përdorimin e internetit në kushtet e tyre të përgjithshme, një paralajmërim i cili shpesh vjen me një klauzolë që liron bankën nga cdo lloj përgjegjësie në rast të një sulmi.Klienti është dy herë një viktime. Së pari, ai është viktima e një hajduti dhe më pas ai nuk ka pothuajse asnjë mundësi për të mbrojtur veten e tij për shkak të kushteve të përgjithshme në kontratën e tij. Ndonjëherë ka marrëveshje mes bankave dhe klientëve për fatkeqësisht, shumicën e kohës, këto marreveshje mbahen sekret, ato janë konfidenciale, kështu që është e veshtirë të gjendet se cfarë procedure ka, gjë që sigurisht është e dëmshme për klientin, thotë Mathieu Fleury, nga shoqata zviceriane për të drejtat e konsumatorëve.Një skemë e koordinuar për përgjigje e sigurisë kompjuterike taskforcë, që synon të ofrojë shërbime të sigurisë kompjuterike për shoqëri të vogla dhe të mesme në Europë, do të fillojë shpërndarjen në vitin 2015, duke filluar në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë dhe Belgjikë.Autoritetet e Bashkimit Europian janë të shqetësuara për dobësinë e këtyre shoqërive sepse ato punësojnë dy të tretën e forcës punëtore të Europës./oranews.tv/