Cyberlegs, projekti që u jep shpresë të gjymtuarëve
Testet mbi një lloj të ri këmbësh bionike kanë filluar së fundmi në Itali. Pajisjet e reja janë rezultati i projektit europian Cyberlegs, i cili kombinon gjymtyrët artificiale me të ashtuquajturat robote që vishen për të lejuar personat e gjymtuar që të ecin me pak përpjekje dhe më shumë natyralisht.Ka në fakt , dy lloj teknologjish që po zhvillohen dhe i gjithë projekti është koordinuar nga shkolla superiore Sant’Anna në Piza.‘Ne mundohemi të zgjidhim problemin e personave të gjymtuar duke përdorur atë që ne e quajmë robot që vishet, i cili mund të jetë ose sistem orthotik, ku janë të vendosur ortoza të motorizuara, ose prostheses që nuk janë pasive, por kanë motorre,’ shpjegon Nicola Vitiello, koordinator i projektit Cyberlegs.‘Në rastin e parë, prosthesis zëvendëson gjymtyrën që mungon, duke rikthyer kështu edhe aftësine e saj energjike: ne eksploruam aftesinë për të lidhur prosthezën me sistemin nervor qëndror, në mënyrë jo invazive, me atë që ne e quajmë sensorë që vishet. Në rastin e dytë, ne përdorim orthoza të motorizuara, duke injektuar energji në kycet e mbetura të personit, duke u përpjekur ta bëjmë përdoruesin të ecë me pak përpjekje’.Sistemi robotik konsiston në një këmbë aktive artificiale që zëvendëson gjymtyrën e amputuar. Me këpucë të zgjuara të paketuara me sensorë, ajo ndihmon personin e gjymtuar të ecë përpara dhe pas, të ngjisë shkallët dhe të ulet pa shumë përpjekje ose mundime.Fusha tjetër e kërkimit kombinon një prosthezë me një pajisje që vishet, duke injektuar energji në gjymtyrë për të ndihmuar personin e gjymtuar të ecë më natyralisht.Sepse sado e avancuar që të jetë, një prosthezë nuk mundet të zëvendësojë plotësisht një këmbë. Kështu që pajisja që vishet mund të kompensojë për paaftësitë e veta duke energjizuar gjymtyrën e personit të gjymtuar./oranews.tv/