Rempark, projekti që ndihmon njerëzit me parkinson
Një sensor i vogël, kufje dhe një telefon mobil, këto janë elementët e një prototipi që po i jep shpresën për qetësi personave që vuajnë nga sëmundja Parkinson.Projekti kërkimor i mbeshtetur nga Europa që po shigjeton Barcelonën nuk ofron një kurë për sëmundjen degjenerative, por mund të përmiresojë cilësinë e jetës së pacientëve dhe t'i japë atyre më shumë autonomi.Pere Bosch, i cili jeton në qytetin Catalan, u diagnostikua me Parkinson, 16 vjet më parë.Unë luaja fizarmonikën, thote ai. Kur u mundova të shtypja butonat me dorën e majtë, në vend që të isha i aftë të përdorja gishtërinjtë e mi dhe të mbaja ritmin, unë thjesht kapja fizarmonikën. Thjesht nuk mundesha, thotë ai.Ai po merr pjesë në projektin i cili po synon të ndihmojë pacientet që të menaxhojnë fazat e ndryshme të sëmundjes së tyre në mënyrë më shumë autonome.Ai mban një sensor në belin e tij, që regjistron të dhënat e levizjeve dhe identifikon simptomat. Kur pacienti nuk ka koordinim, stimuj akustik në veshin e tij, e ndihmojnë të ecë në një vijë të drejtë.Të dhënat dërgohen gjithashtu përmes telefonave mobile tek doktorët, të cilet mund të ndjekin evolucionin dhe të përshtasin kurën në mënyrën e duhur.Pajsja na tregon se sa shumë orë gjendja e pacientit është e ngritur ose e ulur, mënyrën se si pacienti ecën përgjatë këtyre dy fazave të ndryshme të sëmundjes, thotë Angels Bayes, një neurologjist në Qendrën Mjekësore Teknon, që po drejton edhe kërkimin. Ne jemi gjithashtu të aftë të dimë nëse pacienti vuan nga bllokime ose jo dhe nëse është një rast i tillë, të shohim se nga sa shumë bllokime ai vuan përgjatë ditës. Ne mundet gjithashtu të dimë se sa shpejtë ai ecën.Kur sistemi në mënyrë automatike dallon se pacienti ka probleme motorrike, aktivizon stimujt akustike për të ndihmuar pacientin që të ecë më mirë.Sensorët janë dizenjuar dhe zhvilluar në një laborator elektronik në Universitetin Politeknik të Catalonias në Barcelona. Kërkuesit thonë se sfida më e madhe ishte për të futur pajimet elektronike dhe algoritmet komplekse në një pajisje funksionale, të levizshme dhe që nuk të pengon.Brenda sensorit ne kemi accelerometrin, i cili gjurmon accelerimin teksa personi ecën, thotë Carlos Peres Lopez, një inxhinier elektronik i përfshirë në projekt.Ne kemi gjithashtu një magnetometër, i cili funksionon si një kompas, duke regjistruar të dhëna në një fushë magnetike. Gjithashtu pajisja ka një gyroscope, i cili regjistron mënyrën se si pacienti lëviz përmes tre akseve në një hapësirë të dhënë. Këto të dhëna regjistrohen dhe analizohen përmes algoritmeve matematike. Dhe në fund, ne jemi të aftë për te klasifikuar cdo lëvizje që pacienti bën.Kërkuesit thonë se provat e para kanë konfirmuar se pajisja mundet me të vërtetë të ndihmojë pacientet të rrisin autononimë e tyre, megjithëse Paola Quispe, një infermiere në qendrën mjekësoreTeknon, thotë se pacientet me të cilët ajo ka punuar kanë sugjeruar disa përmirësime të vogla. Shumica e pacienteve kanë thënë se do të preferonin sensorë më të vegjël. Ka gjithashtu një hapësirë prej rreth 1 minute mes momentit kur sensorët identifikojnë një problem dhe dërgimit të stimulimit akustik. Pacientët gjithashtu thonë se ata do të preferonin të kishin ritme muzikore, në vend të goditjes së thjeshtë të një metronomi.Tani kërkuesit janë duke punuar për t'i dhënë kësaj pajisje kapacitetin për të rregulluar mjekimin që pacientet marrin, në kohë reale dhe në përgjigje të nevojave të tyre trupore, teksa Joan Cabestany, një inxhinier telekomunikimesh dhe koordinator i projektit REMPARK, sikurse quhet, shpjegon: hapi tjetër është të transformojmë pajisjen në një ndihmues operacional mjekësor. Një pajisje që do të ndihmojë doktorët për të ofruar diagnostikime më të mira dhe gjithashtu, eventualisht, t'i lejojë ata të adaptojnë mjekimin e pacientëve, cka do të përmiresojë shëndetin e tyre. Por pajisjet mjekësore janë shumë të rregulluara në Europë, kështu që na duhet të shohim më tej në këtë drejtim./oranews.tv/