Jeta në hapësirë, eksperimentet e ndryshme me gravitet 0
Astronautet bëjnë shumë më shumë se sa pluskimi në hapësirë në mikrogravitet, apo vëzhgimi jashtë dritareve të anijeve hapësinore dhe ngarkimi i fotove të ndryshme në internet. Ata luajnë në kohën e lirë, ndërsa pjesa tjetër është e gjitha punë. Punë e vertetë mbi misione shkencore të cilat janë shpesh herë shumë teknike dhe të ndjeshme ndaj kohës.Astronautja italiane Samantha Cristoforetti flet mbi eksperimentin e saj më të fundit në të cilin ka punuar si një astronaut në një mision në Agjencinë Hapësinore Ndërkombëtare.Eksperimenti me qelizën T synon të studioje se si deficencat në sistemin imunitar njerezore preken nga mikrograviteti, ose mungesa e peshës si edhe ambjenti shpjegon Cristoforetti.Studimi përdor shembuj të qelizave T të izoluara njerëzore të ngarkuara në konteniere speciale eksperimentale dhe të transportuar në stacionin hapësinor në bordin e pajisjes hapësinore SpaceX-3 Dragon.Këto qeliza duhet nxirreshin menjëherë nga Dragon sepse ishin në një depozitim të ftohtë dhe ato do të degradoheshin. Dhe kështu ne kishim një afat kohor shumë strikt dhe ne ishim të aftë të performonim me sukses, thotë Cristoforetti.Eksperimenti sheh në mekanizmat gjenetik dhe molekular që përcaktojnë aktivizimin e qelizave T të dobësuara, në fjalë të tjera një sistem imunitar i cili është duke u dobësuar, cka ndodh si tek personat e moshuar ashtu edhe tek astronautët.Hapësira, thjesht ofron këtë ambjent unik, pa peshë, thotë Cristoforetti entuziaste.Ju thjesht zbuloni gjëra që ndodhin në hapësirë të cilat ju nuk i dinit dhe kjo është akoma edhe më shumë emocionuese sepse hap pyetje të reja dhe mundësi të reja për tu zbuluar.NASA shpreson se rezultatet e studimit mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë dhe për të zhvilluar kurime për çrregullimet imunitare për popullatën në përgjithësi./oranews.tv/