Shërbimi i ri nga Facebook, Messenger në formën e një aplikacion uebi

Facebook ka lançuar një aplikacion të ri të shërbimit të komunikimit Messenger. Aplikacioni mund të përdoret përmes uebfaqes Messenger.com duke e bërë shërbimin të disponueshëm edhe nga një kompjuter desktop.Tanimë Messenger zotëron plot 600 milion përdorues aktiv në muaj. Një shifër kjo e lartë nëse marrim parasysh periudhën kohore të shkurtër që Messenger është pjesë e tregut.Muajin që kaloi, Facebook i dha mundësinë përdoruesve të dërgojnë përmbajtje si foto, muzikë apo video drejt njeri tjetrit përmes Messenger duke integruar edhe shërbime të ESPN dhe Weather Channel. Mark Zuckerberg, themeluesi dhe CEO i Facebook, deklaroi para pak kohësh se kjo kompani është fokusuar tashmë në aplikacionet dhe shërbimet për pajisjet mobile.Marrë nga: ATA