Solar impulse 2 , fluturimi i aeroplanit me energji diellore

Fluturimi i parë rreth botës përmes një aeroplani të fuqizuar me energji diellore ka përfunduar me sukses në Kinë, duke përmbushur etapën e pestë të udhëtimit të tij.Aeroplani i parë pa karburant synon të demonstrojë se fluturimi në distanca të gjata duke përdorur vetëm energji të riciklueshme është i mundur.Fluturimi u drejtua nga piloti zvicerian Bertrand Piccard, duke komunikuar me skuadrën e kontrollit të misionit në Monaco.Ulja e suksesshme në Chongqing është me të vërtetë një simbol për ekspeditën. Kina është emëtuesi më i madh i dioksidid të karbonit në botë dhe qyteti i Chongqing është shumë i ndotur.Aeroplani, i quajtur Solar Impulse 2, u ul në Chongqing pasi fluturoi nga Myanmar për më shumë se 1300 kilometra për 20 orë e gjysëm.Ndalesa e rradhës do të jetë Nanjing në Kinën lindore.Ka kaluar pothuajse 3 javë qëkurse sipërmarrja e aeroplanit filloi në Abu Dhabi.Projekti pret që fluturimi përreth globit të përfundojë në një total prej 12 etapash, me një kthim në Abu Dhabi në vetëm pak muaj kohë.Aeroplani, i cili u desh 12 vjet që të ndërtohej, është aq i lehtë sa një makinë familjare por ka një hapje krahësh aq të gjerë sa të një Boeing 747./oranews.tv/